(VIDEO) Nikollovski: Në trasenë e korridorit 10 ka bomba nga lufta e parë botërore

by admin
Spread the love

Realizimi i projekteve të autostradave që janë pjesë e korridoreve 8 dhe 10d, përballet me shumë probleme sfiduese, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se, edhe pse u paralajmëruan me shumë pompezitet, nuk është punuar pothuajse asgjë ku ende ka probleme të shumta me shpronësimin si dhe në pjesët pyjore që gjenden në trasenë. Madje, ministri tha se, në pjesën e trasesë Prilep – Manastir, ka probleme me bomba dhe mina të papastruara nga Lufta e Parë Botërore.

Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit

Për dikë, kjo mund të duket qesharake apo diçka e vogël, por mund të ju them se nëse do të ishte vazhduar me atë dinamikë me të cilën punonte armata, deri në vitin 2027 nuk do të ishin pastruar bombat dhe minat që janë në këtë trase. Ne atë e kemi përshpejtuar dhe pres që deri në fund të vitit të përfundojë edhe ajo. Po ashtu, kemi problem me kemi probleme me dislokimin e linjave, me dislokimin e objekteve, por në bashkëpunim me kontraktorët edhe këto po i zgjedhim”.

Ministri shtoi se, po punohet me dinamikë të shtuar në autostradën Kërçovë – Strugë, me çka planifikohet që pjesa e parë të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkaq, paralajmëroi edhe investime në infrastrukturën hekurudhore.

Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit

Do të kemi një cikël të fortë investimi për sa i përket hekurudhave. Këtu është projekti për tren të qytetit, që pres që faza e parë të realizohet deri në tetor të vitit të ardhshëm. Këtu është rikontruimi i korridorit aktual 10. Vazhdojmë me ndërtimin e korridorit 8, pres që aksi i parë nga Kumanova në Beljakovcë të përfundojë dhe të lëshohet në funksion. Dhe kuptohet, prioriteti im numër një, ndërtimi i hekurudhës së shpejtë nga Tabanoci në Gjevgjeli, përkatësisht hekurudhë të shpejtë nga Shkupi në Selanik, veç më pranverën e ardhshme pres lajme të mira dhe të fillojmë me aktivitete më konkrete në lidhje me këtë projekt”.

Nikolloski ka paralajmëruar për vitin e ardhshëm dhjetë linja ajrore dhe linja të reja ajrore që do të fluturojnë nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Të hënën përfundon shpallja për subvencionimin e linjave të reja, pas së cilës, siç tha Nikoloski, do të shpallen destinacionet e reja.

Teuta Buçi /SHENJA/



You may also like