VIDEO/ Ngjarje e çuditshme me ish-yllin e Portugalisë, ia rrëmben tifozit fanellën pasi dyshon se ia ka vjedhur në shtëpi

by admin
Spread the love

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë në Portugali, pas stërvitjes së klubit Esterla ku luan sulmuesi i njohur portugez, Luis Nani. Futbollisti, i cili për shumë vite ka qenë një ndër yjet e Portugalisë, i ka marrë nga dora një tifozi një fanellë të tijën të përfaqësueses, pasi dyshon se është ajo që i kanë vjedhur në shtëpi lojtarit.

Një djalosh i ishte afruar makinës së Nanit duke kërkuar autograf në këtë fanellë dhe sulmuesi, pas një bisede të shkurtër me të, ia mori nga dora dhe u largua, duke çuditur shumë personat e pranishëm.

Shtypi portugez më pas zbuloi se Nani dyshon se ajo është pikërisht fanella që mbante veshur në gjysmëfinalen e EURO 2016, kur kishte shënuar gol në turneun që më pas u fitua pikërisht nga Portugalia. Lojtarit i ishte vjedhur në shtëpi nga një pastruese në vitin 2017, bashkë me objekte të tjera me vlerë.

Ai kishte mundur të blinte në ankande në rrjet edhe një herë një pjesë të gjërave që i ishin vjedhur asokohe, por nuk kishte gjetur më fanellën në fjalë. Pasi e kishte parë në duart e tifozit, Nani ia kishte marrë për të kërkuar nga Nike që të verifikonte nëse ishte e njëjta apo jo.

Tifozi bëri të ditur se e kishte blerë në një faqe interneti për 156 euro dhe nuk kishte të bënte me vjedhjen në fjalë. Grupi i menaxhimit të Nanit lëshoi një komunikatë ku shpjegoi ngjarjen, teksa theksoi se ai do të kontaktonte me tifozin sapo të mësonte nga Nike nëse kjo ishe fanella e tij origjinale apo jo.

PANORAMASPORT.AL

You may also like