Vauçerat e fituar nga Ministria e Energjetikës për inverter, ka shkaktuar rrëmujë të madhe nëpër vendet ku jepen të njejtat. Televizioni Shenja vizitoi nga afër sallën “Boris Trajkovski”, ku shumë qytetarë të rajonit të Shkupit, ishin duke pritur të vijnë në rradhë. Disa prej tyre, përfshirë edhe qytetarë të shtyrë në moshë, ishin aty nga mëngjesi dhe pritja e tyre ishte mbi 3 orë.
QYTETAR
“Diku rreth tre orë pres, por edhe sa do të presim nuk e di. Tash më informuan se edhe nesër mundë ti marrim vaucherat. Po, më ekonomike është të nxehemi me inverter se sa me dru, sepse ata shiten diku rreth 5 mi denarë”.
QYTETAR
“Tash pres 2 orë. Më 06 shkurtë 2024 kam aplikuar, tash më erdh vaucheri për të marrë inverterin.Prej orës 10 jam këtu”.
QYTETAR
“Qe dy orë jemi duke pritur. Po ja vlen me pritë, por kjo e vlejte po na del në maje të hunës. Do presim, pasi që kemi ardhur”.
Ndërkaq, këtë pikë të dhënies së vaucherave, e vizitoi edhe ministrja e Energjetikës , Sanja Bozhinovska, e cila sqaroi se dërgimi i vaucherave me postë tek të gjithë qyetarët është e pa mundur, sepse duhet të nënshkruhet kontrata.
SANJA BOZHINOVSKA,MINISTRE E ENERGJETIKËS
“Procesi me Postën është pak më i gjatë dhe ato kontrata duhet të kthehen. Ne e pamë se kjo ishte më e dobishme dhe më efikase. Sigurisht, afati është fundi i muajit, nuk duhet të marrësh një ditë të tërë pune. Do të kemi më shumë njerëz në ministri. Bëmë të mundur shpërndarjen e vaucherave në 30 vende në Maqedoni, jo të gjithë duhet të vijnë në Shkup. Afati i fundit është 30 nëntori për t’i blerë ato. Me sa di unë nuk ka afat deri në të cilin duhet t’i instalojnë. Më e rëndësishmja është që ato të paguhen dhe të përdoren”.
Bozhinovska gjithashtu informoi se qytetarët vaucherat do të munden ti marrin edhe nesër, ndërsa përveq sallës “Boris Trajkovski” në Shkup, vaucherët mundë të merren edhe në sallën “Boro Çurlevski” në Manastir dhe në qytete të tjera në hapësirat e Agjencisë për Punësim.
Samir Mustafa /SHENJA/