(VIDEO) Mickoski: Sa të jem unë kryeministër, nuk pranoj ultimatime

by admin
Spread the love

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do t’i dërgoj BE-së letrën e paralajmëruar javë më parë, për t’i informuar ata për pozicionet e Maqedonisë në lidhje me vazhdimin e procesit eurointegrues. Ai tha sot në një deklaratë për mediat se, gjithçka që duhej të përmbante letra tashmë është diskutuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila vizitoi vendin dy ditë më parë dhe sipas tij, tash më nuk ka kuptim të dërgohet kjo letër. Sa i përket ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se, pozicioni i vendit është i qartë se, që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, pala bullgare duhet të pranojë propozimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Që të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, është e nevojshme që ajo që ne propozojmë të pranohet, ndërsa ajo është që, ndryshimet kushtetuese të vlejnë kur Parlamenti bullgar të ratifikojë marrëveshjen qasëse të vendit tonë në kuadër të Bashkimit Evropian. Mendoj se kjo është një zgjidhje e drejtë për të gjithë, duke pasur parasysh situatën në të cilën na drejtoi Qeveria, ku fjalën kyç e kishte Bujar Osmani dhe pas vetes udhëheqte Mariçiqin dhe Kovacevskin. Derisa unë jam kryeministër, nuk do të ketë lloj tjetër të ndryshimeve kushtetuese, nuk do të pranoj ultimatume dhe diktate”.

Duke komentuar zgjedhjet parlamentare që mbahen nesër në Bullgari, Mickoski tha se, nuk mund të veçoj se cila nga partitë do të ishte bashkëbisedues më i mirë, por shtoi se, është logjike që dëshiron të fitojë partinë e Bojko Borisovit, me të cilin është pjesë e Partisë Popullore Evropiane.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Unë supozoj se qytetarët bullgarë e dinë më së miri kë të zgjedhin dhe t’i përfaqësojnë si në parlamentin bullgar ashtu edhe në qeverinë e ardhshme bullgare. U uroj zgjedhje të suksesshme, të ndershme dhe demokratike dhe të zgjedhin qeverinë më të mirë që ata mendojnë se do të funksionojë në interes të qytetarëve bullgarë dhe që do të promovojë stabilitet në rajon dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Qeveria e vendit pret që pas formimit të Qeverisë politike në Bullgari, të ndryshojë qasja e tyre ndaj kontestit që kan dy vendet dhe të gjendet një zgjidhje për zhbllokimin e procesit të Bullgarisë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like