(VIDEO) Mickoski: Ka ende tregtarë që nuk po respektojnë marzhën e çmimeve

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Micksoki, theksoi se një pjesë e caktuar e tregjeve nuk e respektojnë masën “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, por aty ku tregtarët e respektojnë, çmimet janë të ulëta për 10%.

Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Mund të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me atë që po ndodh në tregje të caktuara, jo në të gjitha, sepse në disa kemi, për fat të keq, sjellje spekulative. Por aty ku janë ulur çmimet janë ulur, me këtë të ashtuquajtur “Shporta e vjeshtës”, ndonjëherë më shumë se 10%. Kjo veçanërisht vlen për produktet e prodhuara nga drithërat”

Mickoski theksoi se norma e inflacionit në gusht është 2.2% ku sipas tij, në stabilizimin e çmimeve ka kontribuar edhe “Shporta e Studentit”, pasi çmimet e enëve dhe gjithçka e nevojshme për procesin arsimor janë ulur me 25%. Ai shtoi se do të sjellin masa dhe politika të reja për të ulur edhe më tej inflacionin.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING



You may also like