(VIDEO) Mickoski inicon hartimin e strategjisë për shtetin në bashkëpunim me ASHAM

by admin
Spread the love

Prioritetet zhvillimore të vendit, sfidat demografike, synimet ekonomike dhe mënyrat për t’i arritur ato, zhvillimi bujqësor, teknologjik, zhvillimi i energjisë dhe transportit janë disa nga fushat që do të përmbajë strategjia e re e shtetit, të cilën e prezantoi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në shënimin e Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Ai tha se, Qeveria do të bashkëpunojë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe komunitetin universitar për këtë projekt, që siç tha ai, do të jetë gjithëpërfshirës dhe i përkthyer në strategjinë e shtetit deri në vitin 2050. Përkatësisht, siç theksoi kryeministri, bëhet fjalë për strategji gjithëpërfshirëse e cila do ta definojë paradigmën e re të shtetit bashkëkohor.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

ASHAM dhe mendjet shkencore ishin të margjinalizuara dhe të fokusuara vetëm në projektet dhe synimet e tyre shkencore, por duhet të përfshihen dhe të ndihmojnë në zhvillimin dhe përcaktimin e synimeve dhe prioriteteve të tij [shtetit]. Dhe tani e di që në publik do të fillojë të flitet për këtë apo atë akademi, prandaj po i them të gjitha këto. Shkenca, synimet dhe strategjia nuk duhet të etnizohen. Qytetarët kanë nevojë për një strategji dhe janë të ngopur me drejtimin e vendit sot për sot. Çdo akademi e shkencave nga fqinjësia bashkëpunon me shtetin e saj dhe kontribuon drejt ndërtimit të strategjive të shtetit, e jona duhet ta arrë vendin e merituar të respektit por edhe të përgjegjësisë”.

Mickoski tha se, debati publik duhet të fokusohet në çështjen e migrimit, duke alarmuar se, në 70 vitet e fundit kemi qenë në rrugën e duhur drejt zhdukjes si shtet.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Sipas analizave të Stratford, vendi deri në vitin 2050-të do këtë 400 mijë qytetarë më pak. A e dini se çfarë do të thotë kjo për shoqërinë, ekonominë dhe shtetin? Popullsia që emigron është e aftë për punë. Kush, nëse jo ASHAM-i, duhet të organizohet në gjetjen e një ilaçi për këtë dhe në përcaktimin e sfidave më të mëdha në të ardhmen e shtetit. Si do të funksionojë një vend me një disproporcion të tillë të popullsisë dhe me kaq pak njerëz që do të punojnë, për të mos thënë më shumë se gjysma e tyre në administratë. Kush do ta mbajë atë vend?”

Ai më tej bëri thirrje për bashkim, në mënyrë që të vendosen synime afatgjate për zhvillimin e shtetit, duke shtuar se më pas do të kërkoj edhe konsensus të gjerë partiak për pranimin e kësaj strategji.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like