VIDEO/ Mesi shkëlqen me tre gola dhe dy asiste, Argjentina e Brazili triumfojnë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të

by admin
Spread the love

Kombëtaret e Amerikës Latine kanë luajtur ndeshjet e dhjeta kualifikuese në Kupën e Botës 2026.lionel-messi-goal-argentina-national-team-world-cup-qualifier-696x458Argjentina shkatërroi Bolivinë me shifrat e thella 6-0, ku kapiteni Lionel Mesi shkëlqeu me tripletë dhe dy asiste. Pas 19 minutash lojë Mesi zhbllokoi shifrat, teksa brenda pjesës së parë asistoi dy herë për Lautaron dhe Alvarez, me kampionët e Botës që e mbyllën 3-0 pjesën e parë. Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë, fillimisht me Almada dhe më pas në minutat 84-të dhe 86-të “Pleshti” shënoi dy golat e tjerë.

Ndërkohë Brazili fitoi 4-0 me Perunë falë dopietës së Rafinjës dhe golave të Pereira dhe Luis Henrike.

REZULTATET E NDESHJEVE

Argjentina 6-0 Bolivia

>

Brazil 4-0 Peru

Paraguaj 2-1 Venezuela

Uruguai 0-0 Ekuador

RENDITJA

54

PANORAMASPORT.AL

You may also like