Për të ardhur në vendlindje, mërgimtarët që e kanë pasaportën me emrin e vjetër të shtetit, duhet të paguajnë 30 euro për fletë udhëtimi. Këtë dokument qytetarët duhe ta marrin në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit ju jetojnë.
Sipas njoftimeve të disa prej ambasadave të Maqedonisë sw Veriut në vendet europiane, dokumenti i udhëtimit do të jetë i destinuar vetëm për udhëtim në një drejtim – nga shteti i huaj në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë se qytetarët me këtë dokument do të mund të udhëtojnë vetëm në Maqedoninë e Veriut, ku më pas do të aplikojnë për pasaportë me emrin e ri kushtetues.
Ambasada e RMV-së në Mbretërinë e Bashkuar
“Dokumenti i udhëtimit është dokument i vlefshëm për udhëtim në një drejtim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në vend duhet të dorëzohet kërkesa për lëshimin e dokumentit të ri të udhëtimit (pasaportës) me emrin e ri kushtetues”.
Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Gjermani, shpjegon se cilat janë dokumentet e nevojshme për të aplikuar për fletë udhëtimi.
Ambasada e RMV-së në Gjermani
“Dokumentet e nevojshme për lëshimin e listës së udhëtimit janë pasaporta, aplikimi i plotësuar për lëshimin e pasaportës, dy fotografi dhe tarifa konsullore prej 30 euro”.
Në disa prej ambasadave si ato në Gjermani, dokumentet e udhëtimit do të mund të merren pa termin, ndërsa, në ambasadat maqedonase në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Holandë, qytetarët do të duhet të caktojnë termin për lëshimin e dokumentit të udhëtimit përmes postës elektronike të Ambasadës.
Ndërkaq, ministri i MPB-së Pançe Teshkovski, ka thënë se qytetarët nga diaspora mund të hyjnë në vend edhe me pasaporta me emrin e vjetër të vendit.
Emine Ismaili /SHENJA/