(VIDEO) LSDM-ja opozitare e ka akuzuar pushtetin se ka ulur pagën mesatare të muajit korrik 1000 denarë

by admin
Spread the love

LSDM akuzon pushtetin se e ka ulur pagën mesatare të muajit korrik, për 1 000 denarë. Ata kërkojnë nga Hristijan Mickoski ndryshimin e kësaj politike të siç thonë gabuar dhe ti rris pagat. Në vend të rritjes së pagave, VMRO-DPMNE sipas deputetes së LSDM-së Jovana Trençevskas,  e kthen politikën e qeverisjes së kaluar, ku punëtorët ishin forcë e lirë puntore.

Jovana Trençevska, deputete e LSDM-së

“Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare për të punësuar, në korrik të këtij viti është 40.961 denarë, ose 1 000 denarë më pak nga paga e qershorit, e cila ishte 41.939 denarë. Kjo nuk është vetëm statistikë. Kjo është ulje e pagës mesatare, e cila është pasoj e politikave të gabuara të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së nga njëra anë dhe nga ana tjetër paraqet goditje për standardin e qytetarëve”.

Kurse, VMRO i përgjigjet duke thënë se LSD po manipulon. Me LSD-në, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së mbetëm të fundit në rajon dhe paga reale sipas tyre ka pasur  rritje dhe jo ulje.

VMRO-DPMNE

“Derisa Maqedonia kishte rritje të BPV në kokë banori në periudhën nga 2017-ta deri më 2022-shin nga vetëm 20%, në Serbi rritja ishte 50%. Kurse për periudhën e njejt në Bullgari në kokë banori, BPV –ja ishte 64%. Më shumë se dyfish rritje se Maqedonisë ka edhe Shqipëria, ku në kokë banori në periudhën e viti 20217 deri 2022, BPV është rritur në 52%”.

Me VMRO-DPMNE-në, thonë ata Maqedonia shkon drejt transformimi ekonomik, investimeve të reja. Sundimit të ligjit dhe masa dhe projekte të reja për të ardhme më të mirë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like