(VIDEO) Ligji i Branitellave, Levica padit kryetarin e Kuvendit

by admin
Spread the love

Partia politike Levica sot ka dorëzuar sot kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi për ligjin për “Branitellat”. Sipas kësaj partie, kryeparlamentari nuk e ka përmbushur obligimin e tij sipas rregullores lidhur me këtë ligj, i cili ka ngecur në procedurë parlamentare. Deputeti Sashko Jançev nga kjo parti, tha se, me që komisioni amë ka bllokuar ligjin në fjalë, është detyrë e kryeparlamentarit që të thërras seancën.

Sashko Jançev, E majta

Ligji për branitellat është bllokuar në procedurë parlamentare pasi kryetari i Komisionit amë vendosi të mos mblidhte seancë, pra vendosi bllokimin e ligjit. Në një situatë të tillë, kur Kryetari i Komisionit vendos që të mos thirret seanca për një ligji të caktuar, është detyrë dhe kompetencë e Kryetarit të Kuvendit që të zhbllokojë procedurën ligjore, gjegjësisht sipas nenit 126 paragrafi 3 i Rregullores, Kryetari i Kuvendit është ai që duhet të thërrasë Komisionin dhe të caktojë një anëtar që do të udhëheqë seancën e atij Komisioni. Kryetari i Kuvendit 10 ditë më parë, më 16 shtator në një deklaratë për mediat tha se nuk ka ndërmend të zhbllokojë ligjin për mbrojtësit, se nuk ka ndërmend të thërrasë seancë për ligjin për mbrojtësit dhe deri më sot. një seancë e tillë nuk është thirrur”.

Nga VMRO – DPMNE nuk kanë komentuar padinë. Ndërkaq, nga LSDM tha se, nuk do të heqin dorë nga miratimi i këtij ligji.

Jovana Trençevska, deputete e LSDM-së

Dje patëm koordinimin e grupit parlamentar, diskutuam hapat e ardhshëm për ligjin për “branitellat”. Në ditët në vijim do të dalim publikisht me të gjitha ato që do të ndërmarrim në lidhje me këtë ligj. Nuk heqim dorë nga miratimi i ligjit për “branitellat”.

Kujtojmë se “ligji për Branitellat” është propozuar nga partia opozitare maqedonase, LSDM, ndërsa përkrahet edhe nga prartitë tjera maqedonase në pushtet, gjegjësishtë VMRO-DPMNE dhe Znam, ndërsa i njejti ligj nuk përkrahet nga partitë shqiptare qoftë pozitë apo opozitë. Kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini dhe njiherit edhe deputete e Frontit, Ilire Dauti, ka theksuar se nuk lëkundet nga qëndrimi i saj dhe se nuk do ta vendos në rend dite këtë pikë, për aq kohë sa në këtë ligj nuk përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like