(VIDEO) Lëkundet Fronti Evropian, Thaçi doli, BDI nuk pret largime tjera

by admin
Spread the love

Partia Demokratike Shqiptare me në krye me Menduh Thaçin, definitivisht është larguar nga Fronti Europian, koalicion ky që u krijua para zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.  Këtë e pohoi kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi të hënën në mbrëmje në një emision në  Klan Maqedoni. Thaçi nuk ka treguar arsyet e largimit të tij nga ky koalicion, ndërsa mes tjerash tha se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë.

Megjithatë, ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Billali Zendeli, tha se grupi parlamentar i Frontit është në përbërje të plotë, ndërsa shtoi se Thaçi do të vazhdojë të veprojë si opozitar dhe do të konsultohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

ARTA BILALLI ZENDELI, ISH DEPUTETE E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Qëndrimet e Menduh Thaçit, ai vet i publikoi dje. Mendoj se ai ishte mjaftueshëm i qartë që të shihet, dhe krijohet përshtypje se ai do të vazhdojë të veprojë si opozitë dhe do të konsultohet, apo do të mbajë konsultime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”.

Zendeli  më tej tha  se nuk pritet që të ketë largime tjera të deputetëve nga Fronti Europian. Kujtojmë se Thaçi, mandatin e deputetit e ka fituar nën ombrellën e Frontit, i cili ka garuar në njësinë zgjedhore  numër 6, ndërsa braktisja e tij, u vërejt në pres konferencën e opozitës të mbajtur disa ditë më parë për 100 ditët e Qeverisë, ku edhe mungoi kreu i PDSH-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like