(VIDEO) Kryeministri Mickoski optimist për bisedimet, por pa detaje

by admin
Spread the love

Pavarësisht rikthimin të procesit eurointegrues në një gjendje stagnimi, kryeministri Hristijan Mickoski është më optimist se kurrë më parë. Në një konferencë për media, ai e cilësoi vizitën në Berlin, ku të hënën u mbajt Procesi i Berlinit, si jashtëzakonisht cilësor. Ndërkohë, optimizmi i tij, buron nga takimet joformale që ka realizuar në kuadër të këtij samiti. Ai nuk ka ndarë detaje nga takimi dhe as nuk ka zbuluar propozimet që ka prezantuar para pjesëmarrëve në samit.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Në interes të bisedimeve dhe në interes të pritjeve që i kam se si do të zhvillohen punët në të ardhmen, nuk do të doja të ndajë më tepër detaje por jam optimist shumë më i madh, se sa isha para se të ndodhnin takimet në samitin e Procesit të Berlinit. Porosia ime drejt qytetarëve është se, sjellja jonë si qeveri dhe e imja si kryeministër, do t’i zhgënjejë një grup të qytetarëve, ndërsa ato janë opozita, por të jenë të sigurt dhe asnjëherë dhe me asnjë çmim nuk do t’i zhgënjejë pritjet e qytetarëve dhe as nuk do t’i braktisi standardet që nënkuptojnë interes për një shumicë shumë të madhe të qytetarëve maqedonas, që janë mbrojtja e interesave nacionale dhe integrimi i vendit në BE”.

I pyetur se në çfarë mënyrë do t’i qasen zgjidhjes, meqë përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, u tha gazetarëve në një brifing se, në Berlin në margjinat e takimeve, janë refuzuar propozimet e Maqedonisë dhe se është përsëritur qëndrimi se, konkluzionet janë të qarta, Mickoski insiston se Samiti i Berlinit i ka dhënë optimizëm. Ai tha se, nuk do të heq dorë nga interesat nacionale dhe zgjedhja nuk duhet të jetë poshtëruese për njërën palë.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Unë nuk do të doja të komentoja brifingje. Supozoj se, ato që i mbajnë brifingjet kanë ide se pse japin brifingje të tilla. Unë e thash atë që mendoj dhe do ta përsëris se jam optimist shumë më i madh se sa isha para takimit në Berlin. Ne do të vazhdojmë t’i zgjidhim problemet në shtëpi, por do të luftojmë jashtë, me të gjitha forcat që i kemi në dispozicion, në bazë të kritereve të Kopenhagës, në bazë të vlerave të vërtetë të Bashkimit Evropian dhe ato kuptohet që nuk janë ultimatume dhe diktate, por bisedë, dialog konstruktivë”.

Kujtojmë se, Shqipëria hapi dje kapitullin e parë të negociatave. Seanca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishte mbjatur bashkërisht me Maqedoninë e Veriut dhe ishte paraparë që edhe konferenca e dytë për hapjen e kapitujve të mbahet bashkërisht, megjithatë, për shkak se Maqedonia e Veriut nuk ka plotësuar ende kushtet e pëcaktuara në kornizën negociuese, BE vendosi që Shqipërinë ta ndajë dhe të vazhdojë vetë rrugën eurointegruese.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like