(VIDEO) Kalaja e Shkupit sërish mbetet një nga vendet më të bukura për turistët

by admin
Spread the love

 

Në këto momente ne ndodhemi në Kalanë e Shkupit. Ka kaluar shumë kohë, më konkretisht që nga viti 2011 këtu në Kalanë e Shkupit është bërë ndërprerja e të gjitha punimeve si dhe hapësira për vizitorët ka qenë e mbyllur, nga ku në këtë mënyrë, Kalaja është lënë tërësisht pas dore.

Megjithatë, për objektet të cilat ndodhen pas meje, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në 100 ditëshin e parë të qeverisjes premtoi realizimin e disa projektve të rëndësishme si dhe hapjen e muzeve si ajo e parahistorisë dhe e periudhes Osmane. Ndërsa tashmë pritet që punimet të fillojnë sa më parë me qëllim që Kalaja e Shkupit të kthehet në një vend më atraktiv dhe të frekuentuar”.

Kalaja e Shkupit është një monument i rëndësishëm historik, por për shkak të politikave nacionaliste të nisura nga ish qeveria e Nikolla Gruevskit dhe të pasuara nga qeveritë e tjera u la pas dore për 13 vjet rresht. Paralajmërimi i ministrit të kulturës për të bërë muzetë e premtuara para një dekade ngjall shpresa që të mos përsëritete kaluara.

Ndërkaq, turistët që i gjetëm këtu thanë për Tv-Shenja, se Kalaja ka një peisazh të mrekullueshëm. Ata theksojnë rëndësinë e historisë së saj si dhe njëkohësisht potencojnë se ky vend u ka lënë shumë përshtypje të mirë.

Sinkron

Është vend shumë i mirë, dhe peisazhi është i mrekullueshëm dhe është një vend shumë historik. Në këtë Kala ne erdhëm më shokët ashtu siç ne kuptuam ky mund të jetë shteti më i rëndësishëm dhe poashtu këtu janë dy fe të ndryshme me sa munda të shoh, ajo krishtere dhe myslimane dhe ky është një shtet i mirë ne fakt”.

Ndërkaq, një turist tjetër i ardhur nga Turqia rëndit Kalanë si një ndër vendet më të mira.

Sinkron

Unë jam turk dhe për historinë time është shumë e rëndësishme kjo Kala. Jo vendi më i mirë por një ndër vendet më të mira. Nuk kam dëgjuar ndonjë histori interesante për Kalanë, por po patjetër do të ua sygjeroja shokëve të mi që ta vizitojnë”.

Për më tepër, vizita në këtë Kala është një mundësi për të eksploruar historinë dhe për të kuptuar më mirë ndikimet që kanë formuar Shkupin ashtu siç ne e njohim sot. Ajo mbetet një pikë referimi për brezat e ardhshëm, duke i inkurajuar ata të ruajnë dhe vlerësojnë trashëgiminë e tyre kulturore.

Anida Murati /SHENJA/

>

 

MARKETING



You may also like