VIDEO/ Italia ‘fluturon’ me Tonalin, i mjafton edhe humbja minimale me Francën për vendin e parë

by admin
Spread the love

Italia bën një hap të madh drejt përfundimit në vending e parë në grup të ndeshjeve të Nations League. Përfaqësuesja e kaltër mposhti 1-0 në Bruksel Belgjikën me gol të Tonalit (realizoi golin e parë në përfaqësuese pas pesë vitesh) dhe shkon në kuotën e 13 pikëve në Grupin 2 të Ligës A, tri më shumë se Franca, që barazoi 0-0 me Izraelin në “Stade de France”.

Italia e humbet vending e parë vetëm nëse humbet me më shumë se një gol diferencë ndaj francezëve në ndeshjen e fundit.

Italisë i kanë mjaftuar më pak se 11 minuta lojë për të kaluar në avantazh përballë Belgjikës, në takimin që po luhet në “King Baudouin Stadium” të Brukselit.

Një gabim i skuadrës belge në qarkullimin e topin u dha mundësinë futbollistëve të Italisë organizonin një kundërsulm të shpejtë të konkluduar me gol nga Tonali.

Belgjikë – Itali 0-1

Në Ligën B spikat hakmarrja e Anglisë 0-3 në fushën e Greqisë, me përfaqësuesen e “Tre Luanëve” që merr kreun me 12 pikë, me golaverazh më të mirë në ndeshjet e drejtpërdrejta me helenët.

>

Liga B

Kazakhstan – Austria  0-2

Greece – England         0-3

Ireland – Finland          1-0

Slovenia – Norway       1-4

You may also like