Interi është vënë në ndjekje të Napolit me një fitore të rëndësishme përballë Empolit të Ardian Ismajlit në ndeshjen e sotme të Serisë A.
Zikaltrit dominuan por e kishin të vështirë të gjenin rrjetën në pjesën e parë, por gjithçka ua bëri më të thjeshtë Gigliçidze i cili u ndëshkua me të kuq duke lënë Empolln me 10 lojtarë.
Në pjesën e dytë, “muri” i Empolit u thye nga një goditje e devijuar e Fratezit, i cili më pas dyfishoi shifrat me një aksion të shpejtë të skuadrës së Inzagit. Lautaro Martinez ishte ai i cili vendosi vulën fitores 3-0 që kthen në 5 pikë diferencën ndaj Napolit të vendit të parë.
50′, 67′ Fratezi, 79′ Lautaro Martinez
Rastet kryesore:
Goli i anuluar i Interit: (VIDEO)
Gogliçidze largohet me karton të kuq nga Empoli: (VIDEO)
Goli i Fratezit: (VIDEO)
Goli i dytë i Fratezit (VIDEO)
Goli i Lautaro Martinez (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL