VIDEO/ Interi i pandalshëm në kampionat, mposht Leçen e Ramadanit me Asllanin në fushë

by admin

Kanë përfunduar të dyja sfidat e vlefshme për javën e 17-të në Serinë A.

GHFJH]

Interi ka mposhtur Leçen me rezultatin  e pastër 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 43′ nga Bisek dhe në 78′ Barela dyfishoi shifrat. Në këtë sfidë pati minuta edhe për Asllanin i cili u aktivizua në të 76′. Pas kësaj fitore zikaltërit shkojnë në kuotën e 44 pikëve duke kryesuar Serinë A. Ndërsa Lece e Ramadanit renditet në vendin e 12-të me 20 pikë.

Nga ana tjetër edhe Verona mposhti Kaljarin me të njëjtin rezultat.

INTER 2-0 LEÇE

43′ Bisek, 78′ Barela

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Interit!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Asllani lëshon predhën nga jashtë zonës, portieri arrin ta presë. (VIDEO)

84′ Turam dhe Karlos Augusto largohen nga fusha, ka minuta për Sançez dhe Pavard.

83′ Banda ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

78′ GOOOL INTER 2-0/ Barela kalon në fund të një pasimi brenda zonës dhe gjuan në këndin e poshtëm të majtë duke mposhtur portierin (VIDEO)

76′ Çalhanoglu lë fushën e lojës, ka minuta për Kristjan Asllanin. (VIDEO)

50′ Leçe pretendon për 11 metërsh pas prekjes me dorë të topit nga Karlos Augusto, arbitri e verifikon në VAR dhe nuk akordon penallti. (VIDEO) + (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ +2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ GOOOL INTER 1-0/ Çalhanoglu harkon nga goditja e lirë duke gjetur Jan Bisek, ky i fundit gjuan me kokë dhe e dërgon topin brenda shtyllës së djathtë. (VIDEO)

22′ Arnautoviç mbledh një pasim të saktë brenda zonës, por gabon me shënjestrën duke e dërguar larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

21′ Ramadani rikthehet në fushë dhe vijon lojën normalisht.

19′ Pas një dyluftimi me Arnautoviçin, Ramadani rrëzohet në fushë. Mesfushori shqiptar largohet për pak koha nga fusha e blertë. (VIDEO) + (VIDEO)

11′ Arnautoviç mbledh një pasim të shkëlqyer brenda zonës dhe godet drejt këndit të poshtëm të majtë, por portieri bën një pritje të mrekullueshme dhe i mohon golin e sigurt. (VIDEO)

3′ Mikhitarian pretendon për 11-metërsh, por arbitri thotë “JO”. Ai shkon ta rishikojë në VAR dhe vendimi mbetet i pandryshuar. Nuk ka penallti për Interin.

1′ Starton dueli!

VERONA 2-0 KALJARI

53′ Ngonge, 90′ Djuriç

FORMACIONET ZYRTARE

INTER-LEÇE

FDHG

VERONA-KALJARI

FDHG

PANORAMASPORT.AL

You may also like