Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, nuk ka të ndalur në elitën e futbollit turk, teksa mbrëmjen e sotme gjeti rrugën e rrjetës ndaj Gallatasarait me fanellën e Rizesporit, në duelin që përfundoi me shifrat 1 me 2.
Miqtë e Gallatasarait shënuan të parët me Osimhen në minutën e 47-të, ndërkohë që Soue vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 54-t. Kur u mendua se sfida po shkonte drejt barazimit, ishte sërish Osimhen që në minutën e 86-të, kompletoi dopietën duke i dhuruar fitoren Gallatës.
Për Ali Soue ky ishte goli i 11-të në 23 ndeshje. Sulmuesi nga Gambia është kthyer në një bomber te skuadra turke. Vlen të theksohet fakti se me fanellën e Skënderbeut, Soue realizoi 21 gola në 16 ndeshje, duke fituar “Këpucën e Artë”.
GOLI I SOUE: VIDEO
GOLAT E OSIMHEN: VIDEO
PANORAMASPORT.AL