VIDEO/ Fitore me përmbysje të City-t dhe Arsenalit, -1 nga Liverpooli

by admin
Spread the love

Manchester City e nisi me një “shaka” ndeshjen e shtëpisë përballë Fuhamit duke pësuar gol që në minutën e 26-të (realizoi Pereyra), por skuadra e Pep Guardiolas jo vetëm që e barazoi rezultatin brenda pjesës së parë me Kovacic, por ia doli të shënonte edhe dy gola të tjerë gjatë 45 minutave të dyta sërish me Kovacic dhe Dokun, duke e fituar takimin me rezultatin 3-2, pais në fund Muniz realizoi të dytin për miqtë. (Golat e ndeshjes).

Nuk zhgënjen as Arsenali, që iu imponua 2-1 Southamptonit në Emirates. Në fakt, të parët shënuan miqtë me Archer 10 minuta pas startit të pjesës së dytë, por “Topçinjtë” përbmysën shifrat në 3-1 me Havertz, Martinellin dhe Saka.

City dhe Arsenali ruajnë pozicionet respektive në Premier League (vendet 2 dhe 3) me nga 18 pikë, një më pak se Liverpooli kryesues. (Golat e ndeshjes).

You may also like