VIDEO/ Dy supergola në 6 minutat e para, Jasir Asani bën Ronaldon në Champions-in e Azisë dhe feston me shqiponjë

by admin
Spread the love

Jasir Asani ka shënuar dy supergola në gjashtë minutat e para të ndeshjes mes Guangju dhe Johor.

Një takim ky i vlefshëm për raundin e tretë në Champions-in e Azisë. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe festimi me shqiponjë nga sulmuesi i Kombëtares.

Fillimisht ishte minuta e tretë, kur Asani lëshoi një “perlë” me të majtën e tij. Më pas tri minuta më vonë, detyroi kundërshtarin të gabonte dhe i vetëm përballë portierit nuk mund të mos shënonte.

>

Dhe pse është vetëm raundi i tretë, Asani ndodhet në kuotën e gjashtë golave tashmë. 29-vjeçari është “ringjallur” te Guangju pas Europianit të luajtur me Shqipërinë, ndërsa po ia del të bëjë dhe Ronaldon…

Golat e Jasir Asanit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like