(VIDEO) Durmishi: Shporta e konsumit është ulur nga 690 deri në 1360 denarë

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi gjatë konferencës  ku shpalosi  të arriturat e tij për 100 ditë qeverisjeje tha se  gjatë këtyre ditëve, ata kanë qenë të përkushtuar në mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, biznesit dhe amvisërive. Ai theksoi  uljen e shpenzimeve për qytetarët, vëçanërisht aksionin “Më pak harxhime – më shumë për ty”.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

“Së pari, i ulëm marzhet e tregtisë me shumicë dhe tregtisë me pakicë të pajisjeve shkollore, duke ulur kështu shpenzimet për amvisëritë, veçanërisht për ato për që kanë nxënës. Më pas, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve, publikuam Shportën konsumatore vjeshtore dhe kufizuam marzhat në 10% në tregtinë me shumicë dhe në tregtinë me pakicë në 73 produkte themelore ushqimore , diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha amvisëritë”.

Ministri theksoi se kjo masë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si shporta e Krishtlindjeve, shporta e Ramazanit dhe shporta e Pashkëve, ndërsa synimi i gjithë kësaj siç tha ai, është ndihma ndaj qytetarëve para festave kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore.

Tutje, Durmishi ka shtuar se ulja e çmimeve pritet të jetë edhe më e madhe duke marrë parasysh rënien e çmimeve në tregtinë me shumicë, e cila tek tani duhet të ndodhë në dërgesat e radhës, gjatë dërgimit të produkteve në markete.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

 “E shprehur në kursimin e parave për një familje katëranëtarëshe, në nivel mujor kursimi do të arrinte nga 690 denarë në 1360 denarë për familje, në varësi të mënyrës së të ushqyerit, si dhe nga zgjedhja e marketeve ku furnizohet ai”.

Ndsërsa sa i përket fushës së biznesit, Durmishi deklaroi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka siguruar mbështetje financiare për kompanitë lokale në shumën mbi 120 milion denarë, si dhe njëkohësisht janë ndarë edhe 1777 vauçerë për turizëm me vlerë prej 32 milionë denarë për punëtorët me të ardhura të ulëta.Ai  informoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës ia dorëzoi lejen për fabrikë kompanisë gjermane KIEL në zonën industriale në Tetovë. Investim ky që sipas  Durmishit do të hapë mbi 300 vende pune në rajonin e Pollogut.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING



You may also like