Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi ka paralajmëruar sërish se tregtarët që do t’i rrisin çmimet në mënyrë të paarsyeshme pas përfundimit të masës “ shporta vjeshtore”, do të sanksionohen. Ai tha se “Shporta e vjeshtës” është zbatuar me sukses dhe sipas analizave të ministrisë së Ekonomisë dhe punës ka dhënë rezultatet e pritura. Këtë masë e miratuam me qëllim që t’i mbrojmë qytetarët në një kohë kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore kryesisht gjatë festave, respektivisht për të stabilizuar çmimet dhe për të parandaluar rritjen e tyre të menjëhershme”, tha Durmishi.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Me masën arritëm të ndalojmë rritjen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore, stabilzim dhe reduktim të tyre në segmente të caktuara. Analizat tona që tani më i kemi bërë publike për opinionin në disa deklarata kam përmendur, tregojnë që çmimet e produkteve nga shporta e vjeshtës kanë rënë mestarisht nga 5% deri në 10 % , me ç’rast te disa produkte ulja e çmimeve është shumë e ulët ose nuk ka ulje fare si p.sh buka, vaji për ushqim dhe qumështi, në këto artikuj masa nuk ka arritur që ti ulë çmimet. Derisa produktet e tjera kanë ulje çmimi dukshëm më të lartë siç bëhet fjalë për mishin, perimet, produktet e qumështit, djathi dhe kaçkavalli, këtu ulja e çmimeve ka arritur edhe mbi 10 %”.
Ministri tha se të dhënat tregojnë se për një familje 4-anëtarëshe kursimet 1 mujore nga kufizimi i marzhës kanë arritur në 1360 denarë. Ai tha se presin që në nëntor të ketë një ulje shtesë të çmimit sepse një muaj më parë ka filluar zbatimi I ligjit për praktikat e padrejta tregtare.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/