VIDEO/ Dominim i frikshëm i PSG-së! Skuadra e Luis Enrikes nuk e diskuton Marsejën në klasiken e futbollit francez, zyrtarizimi i titullit është vetëm 5 pikë larg

by admin

PSG nuk ka rivalë në futbollin francez, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Marsejës në “Parc des Princes”, në klasiken e futbollit francez, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Ligue 1. 

Parizienët zhbllokuan rezultatin në minutën e 17-të, ku Fabian Ruiz asiston bukur për Ousmane Dembele, sulmuesi francez kalon mbrojtësit dhe portierin kundërshtar dhe dërgon topin në rrjetë. 

Në minutën e 42-të, Ruiz asiston sërish, këtë herë për Nuno Mendez, mbrojtësi portugez dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. 

Miqtë e Marsejës do të ngushtonin shifrat në minutën e 50-të, teksa përfituan nga një gabim i të zotëve të shtëpisë dhe shënuan me me golin e Gouiri, pas asistit të Rabiot.  

Në minutën e 77-të, Pol Lirola do të dërgonte topin në portën e tij pas krosimit në zonë të Hakimi për të “vulosur” shifrat 3 me 1. 

>

Pas kësaj fitoreje, PSG afrohet akoma dhe më shumë zyrtarisht me titullin. Ekipi i Luis Enrikes kryeson me 68 pikë, 19 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Marseja. PSG-së i duhen edhe 5 pikë për të fituar edhe zyrtarisht titullin. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

You may also like