(VIDEO) Djegia e biomasës, drurit, mbeturinave dhe komunikacioni shkaktarë të ndotjes

by admin
Spread the love

Djegia e druve, djegia e mbeturinave në ambiente të hapura, komunikacioni dhe pluhuri mineral janë shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit. Kështu deklaroi profesori Dejan Mirakovski në prezentimin e hulumtimit të shkaktarëve të ndotjes së ajrit në 5 komuna. Ai tha se në këtë projekt kanë qenë të përfshira komuna e Strumicës, Strugës, Kavadarcit, Kumanovës dhe Gostivarit.

DEJAN MIRAKOVSKI, REKTOR NË UNIVERSITETIN “GOCE DELLÇEV”

Nëpërmjet këtij projekti, janë definuar shkaktarër e ndotjes së ajrit ata janë djegia e biomasës, djegia e drurit,pluhuri mineral, komunikacioni, zjarret e hapura dhe djegja e mbeturinave e cila është e pranishme githkund në vend dhe djegia e naftës dhe mazutit që shfrytëzohet nga objektet industrike për prodhim të ngrohjes apo diçka tjetër. Në Strumicë, Kavadarc dhe Kumanovë ka djegje të drunjëve diku 30%, vijon pluhuri mineral dhe komunikacioni në periudha të kundërta, djegja e drunjëve në periudhë të dimrit ndërsa komunikacioni dhe pluhuri mineral në muajt e verës”.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti tha se qyteti i Shkupit dhe qytetet tjera ballafaqohen me ndotjen e ajrit dhe se po punojnë për zgjidhjen e kësaj problematike. Ai shtoi se në të ardhmen duhet ta rikthejnë projektin e gazifikimit të vendit i cili siç tha ai mund dukshëm të kontriboj për të pasur një burim më të lirë të enegjisë për qytetarët por në të njejtën kohë edhe për ta zvogëluar ndotjen e ajrit.

IZET MEXHITI, MINISTËR MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

Qytetet urbane edhe qyteti I Shkupit ballafasqohen me këtë problem, ajrin e ndotur, I cili është I rrezikshëm për qytetarët, bashkë me organizatat siç është UNDP dhe tjera po punojmë fillimisht për diagnostifikimin e situatave, burimeve të cilat e krijojnë këtë çështje dhe në të njejten kohë ka edhe masa për ta përmirësuar gjendjen në bashkëpunim me komunat. Me siguri edhe projektet që ndahen nga komunat edhe këtë vit 100 milion, një numër I madh janë në ministrinë e ekologjisë që poashtu kontribojnë për ekologji më të mirë”.

Që të ketë rezultate të mira Mexhiti bëri thirrje për veprim të përbashkët me të gjitha institucionet tjera, ndërrimin e ngrohjes në shëndetësi dhe në shkollat ​​që ende ngrohen me mazut, me përdorimin e derivateve më pak të dëmshme. Në atë drejtim, në plan është edhe blerja e autobusëve ekologjikë që do t’i prezantohen qytetit të Shkupit, dhe si masë që do të marrin, tha ai, është edhe stimulimi i makinave elektrike, për të cilat do të paraqesin propozim ndaj Qeverisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 



You may also like