(VIDEO) Ditët e shkrim-leximit mediatik, Trajçevski: Ngjarje e rëndësishme për ndërgjegjësimin e qytetarëve

by admin
Spread the love

Nisi sot edicioni i gjashtë i Ditëve të shkrim-leximit Mediatik 2024, do të zgjasë deri më 4 nëntor. Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, tha se Ditët e shkrim-leximit mediatik janë ngjarja më e rëndësishme kombëtare për mobilizimin e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve arsimore, mediave dhe institucioneve shtetërore, si dhe për ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë e edukimit mediatik. Trajçevski tha se këtë vit, në përputhje me temën e përgjithshme të Javës Globale të shkrim-leximit, media dhe Informacione, organizuar nga Aleanca e UNESCO-s për Media dhe Informacion do të mbahet nën moton “Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm”.

ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I AGJENCISË PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDOVIZUELE

Këtë rradhë kemi vendosur që secili prej nesh të prezantojë kontributin e tij në ditët e shkrim-leximit mediatik. Do të fillojë unë me ngjarjen që do ta organizojë Agjencia Audi dhe Audiovizuele. Në konferencën e sotme me temën Politika për arsimimin mediatik në epokën e inteligjencës artificiale, në kohën e sesionit të parë do të mundeni ta ndiqni puntorinë me ekspertin gjerman Dr.Hanes Hejnke me temëm Itelegjenca artificiale dhe të drejtat e Autorit”.

Pesëmbëdhjetë anëtarë të Rrjetit të shkrim-leximit Mediatik, dhe mbështetësit e tyre, do të organizojnë 22 ngjarje në vende të ndryshme në të gjithë vendin, disa prej të cilave do të mbahen edhe online.

Ndërkaq, Leonora Kaliqi, drejtoreshë e Këshillit të Etikës së Mediave është e vetmja shqiptare që do të merr pjesë në këtë ngjarje.

LEONORA KALIQI, DREJTORESHË E KËSHILLIT TË ETIKËS SË MEDIAVE

Për deri sa ja fillojmë këtë javë me mësim, mendim dhe dialog, të punojmë së bashku, që të krijojmë rreth mediatik, i cili do t’u shërbejë qyetetarëve me ndershmëri dhe respekt. Kjo nuk është vetëm detyrë e jona, ajo është përgjegjësisa jonë”.

Gjatë këtyre ditëve janë paraparë një sërë ngjarjesh, ndërsa i gjithë programi do të përmbyllet me takimin vjetor të Rrjetit të shkrim-leximit medikatik, i cili do të mbahet në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like