Fitimi nëntë mujor i bankave kryesore në vend, banka Stopanska, Komerciale dhe NLB është 161.5 milionë euro. Sipas analizës së portalit pari.mk lider në fitim është banka Komerciale, ajo ka arritur 72 milion euro ose një rritje prej 45.1% në krahasim me vitin e kaluar. Fitim të konsiderueshëm ka arritur edhe banka Stopanska, 43.35 milion euro, ose rritje prej 12.54 % më shumë. Poashtu edhe NLB ka fitim të përafërt 44.2 milion euro dhe rritje prej 11.6%.
Pjesa më fitimprurëse e punës së bankave janë kreditë. Shifra të larta 3 bankat e lartëpërmendura arrijnë edhe në këtë pjes, 204.4 milion euro. Më së shumti para ka fituar banka Stopanska 75,5 milionë euro, që shënon rritje të fitimit për 11 për qind. Vijon banka Komerciale me rritje prej 16.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa shuma është 72.3 milionë euro. Rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar ka arritur banka NLB, me 20.1 për qind. Shuma neto e të ardhurave nga interesi në këtë bankë është 56.6 milionë euro.
Kreditë e përgjithshme që përdoren në shtet janë 7.6 miliard euro, sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Kurse, në vetëm këto tre bankat më të mëdha shfrytëzuesit e kredive, kanë borxh prej 3.99 miliard eurosh.
Emine Ismaili /SHENJA/