(VIDEO) Bislimovski tha se nuk do të ketë një orë plus energji të lirë

by admin
Spread the love

Deri në fund të vitit nuk do të ketë orë shtesë pasdite për tarifën e lirë të energjisë elektrike për familjet. Kështu tha kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimoski. Ai thotë se në nëntë muajt e parë të këtij viti, megjithatë, analizat kanë treguar se çmimet më të ulëta për orë të energjisë elektrike kanë qenë në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00 gjatë ditës, por ende nuk plotësohen kushtet për një ose dy orë shtesë tarifë të lirë të energjisë elektrike gjatë ditës.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

Analiza ka treguar se çmimet në bursë janë të lira ndërmjet orës 12:00 dhe 16:00 dhe mund të vendosen deri në katër orë tarifa të lira pasdite në vend të dy tarifave që janë tani, por problemi është se çmimet e natës në bursa tani janë shumë të larta dhe do të duhet të heqim tarifën e lirë nga ora 22 deri në mesnatë, ndërsa njerëzit tashmë i kanë mësuar zakonet e tyre dhe nuk duam të shkaktojmë revoltë”.

Duke folur për çmimin e energjisë elektrike Bislimoski tha se tashmë kanë pranuar kërkesat për çmimin e energjisë elektrike pas 1 janarit nga “Elektrodistriubimi”, për shpërndarjen e energjisë elektrike, nga MEPSO, për transmitimin e energjisë elektrike dhe nga MEMO, për operatorin e tregut të energjisë elektrike dhe theksoi se nuk pret ndryshime drastike në çmimin e energjisë elektrike pas 1 janarit.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

>

Elementet më të rëndësishme do të jenë furnizimi i humbjeve të energjisë elektrike, që duhet ti bëjnë MEPSO dhe Elektrodistribuimi , ata do të bëhen në periudhën e ardhshme, kështu që në këtë moment nuk dua të spekuloj dhe është mosmirënjohje të thuhet nëse do të rritet apo do të ulet çmimi i energjisë elektrike. Gjithashtu, EVN Home duhet të shpallë tender për blerjen e energjisë elektrike për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël. Në atë tender duhet të shohim se çfarë përqindje do të japë EMV, a do të sigurohet nga tregu i lirë dhe me çfarë çmimi do të ofrohet. Megjithatë, nuk pres ndonjë goditje dramatike”.

Bislimoski tha se edhe çmimi i ngrohjes në Shkup do të jetë stabil deri në verën e ardhshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 



You may also like