(VIDEO) Betohet kryeprokurori, thotë se do ta riktheje besimin e qytetarëve

by admin

Prokurori i ri publik i shtetit, Ljupço Kocevski, në deklaratën e tij të parë për media ka thënë se do ta rikthejë besimin e qytetarëve në Prokurori me transparencën e institucionit, me çka pret të nxisë llogaridhënien, përgjegjësinë dhe efikasitetin e prokurorëve publik. Sipas tij, puna e prokurorit publik të shtetit është e vështirë dhe e përgjegjshme, por me përvojë dhe njohuri shumëvjeçare thotë se mund t’u përgjigjet të gjitha sfidave.

LJUPÇO KOCEVSKI, PROKUROR PUBLIK

“Vlerësoj që Prokuroria Publike duhet ta meritojë vendin dhe realisht të jetë i vetmi autoritet që lufton korrupsionin.  Vlerësoj se atë që e premtoj do ta përmbush. Për sa i përket transparencës, tani i deklaroj publikut se Prokuroria Publike, por edhe unë, do të jemi të hapur për publikun dhe sigurisht që do të jemi në dispozicion në çdo kohë për informacione lidhur me çështjet që janë me interes publik”.

Në lidhje me atë se a do të hapë hetime për ndryshimin e vonuar të dokumenteve personale dhe krizën me dokumentet e udhëtimit, Kocevski tha se sot nuk dëshiron të hyjë në detaje për disa raste por theksoi se prokuroria publike do të inicojë procedurë për të gjitha raportet e dorëzuara. Ai bëri të ditur se nuk do të ketë përzgjedhje në drejtim të ndjekjes penale të autorëve të krimeve.”Për të gjithë, nëse ka prova të mjaftueshme, prokuroria publike do të iniciojë procedurë”,  tha Kocevski.

Medina Ajeti Ali 

MARKETING



You may also like