(VIDEO) BDI para Gjykatës Kushtetuese: Jemi përballë një krizë të rëndë të bashkëjetesës, të reagojë faktori ndërkombëtar

by admin
Spread the love

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e balanacuesit përfundimisht ka nxitur reagime nga partitë politike. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, para Gjykatës Kushtetuese theksoi se ky vendim është shokues dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave themelore të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe se për shkak të kësaj do të ketë pasoja të rënda për funksionimin e drejt dhe të barabartë të institucioneve.

Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së

“Deklarimi i përkatësisë etnike është një e drejtë e patjetërsueshme dhe një element i domosdoshëm për të përcaktuar përfaqësimin e drejt të të gjitha komuniteteve. Përmes këtij vendimi godite parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike nuk është një hap i izoluar, ai ka pasoj të gjëra dhe të thella, duke përfshirë eliminimin e mundësisë që institucionet publike të pasqyrojnë përbërjen multietnike të shtetit tonë. Mekanizimi i balancuesit i cili ka mundësuar përfshirjen e komuniteteve në punësim dhe përfaqësim u shfuqizua poashtu me këtë vendim, duke shkatërruar të gjitha përpjekjet e bëra për të ndërtuar një shoqëri të barabartë dhe të integruar.”

Ademi ju dha afat prej 48 orë përfaqësuesve të VLEN-it, që të dalin para opinionit dhe të tregojnë se cili është mekanizimi ligjor i cili ka mundësi që të përcjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat.

Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së

“Kur kjo gjykatë politike që zbaton programet e një qeverie monoetnike sjell vendime të këtilla me çka eliminon deklarimin e përkatësisë etnike, cili është? Ja edhe si jurist me sfondin tim të juristit, po i sfidojë, po i pyes, ndoshta janë kreativ dhe mund të japin përgjigje. Po thonë se balancuesin do ta bëjnë me ligj, more balancuesi edhe tash ka qenë me ligj, formula e balancuesit ka qenë me akt nënligjor.”

Ai shtoi se të gjitha zhvillimet me seriozitetin më të madh po përcjellen nga BDI dhe Fronti Evropian dhe se do të shfrytëzohen të gjitha masat dhe mekanizmat demokratik duke përfshirë edhe të drejtën e protestës.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like