(VIDEO) BDI: Ekonomia e vendit po fundoset

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë një sërë kritikash në lidhje me ekonominë në vend duke thënë se po shkon drejt fundosjes. Nga aty thonë se deri më tani nuk është bërë asnjë hap për ndryshimin e standartit jetësor të qytetarëve për t’i realizuar premtimet e bëra si rritja e pagës minimale në minimum 450 Euro ose 57 % te pagës mesatare në sektorin privat dhe publik, rritja e pensionit deri në 2500 denar, implementim i plotë i Ligjit për praktika jo korrekte tregtare si dhe kanë veçuar një premtim nga koalicioni VLEN i dhënë për qytetarët.

RINA AJDARI, PËRFAQËSUESE E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Dhe shumë masa tjera, të premtuara por që as ka iniciativa nga resorët e ndryshëm, përkundrazi institucionet janë në kaos total, pa ide dhe efikasitet. Do ta veçojmë, premtimin sa qesharak aq edhe nënçmues për ndarjen e 10.000 Eurove çdo qytetari, premtim ky nga koalicioni VLEN. Për fat të keq ndodhi e kundërta, në vend që Qeveria të mbaj nën kontroll borxhin publik e rriti po të njejtin për mbi 180 milion Euro edhe atë me huamarrje të dyshimta, jotransparente, me kamata të larta prej 3,25% për të cilat vendi duhet të paguaj koncesione të ndryshme”

Për të dëshmuar më mirë këtë gjë thonë nga BDI janë edhe raportet e Еntit Statistikor të vendit. Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë thirrje institucioneve që urgjentisht të merren masa konkrete si, rritja e pagës minimale, të mbulohen harxhimet rrugore të të punësuarve, të ulet çmimi i energjisë elektrike, të kthehet metodologjia për rritjen e pensioneve si dhe shumë masa të tjera.

RINA AJDARI, PËRFAQËSUESE E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Të fillojnë reforma për zvogëlimin e kontributeve për sektorin e biznesit që të mbajnë të punësuarit e tyre duke pasur mundësi t’i rrisin pagat në sektorin privat. Të ndihmojnë kompanitë për të fituar tregje të reja për eksport. Të kthehet metodologjia për rritjen e pensioneve duke u bazuar në rritjen e inflacionit dhe pagës mesatare në vend. Të ulet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë mikro dhe të vogla”

Sipas Ajdarit, duke marrë parasysh se më nuk ka krizë energjetike, duhet të intervenohet në pjesën e akcizave dhe taksave që të mos ketë rritje të konsiderueshme të derivateve. Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING



You may also like