VIDEO/ Barcelonë magjike! Katalanasit turpërojnë me 4 gola Realin e Ançelotit në “Bernabeu”

by admin
Spread the love

Nuk ka histori në stadiumin “Santiago Bernabeu”! Klasikja e parë e këtij sezoni fitohet bindshëm nga Barcelona. Skuadra e Hansi Flik mori një sukses madhështor 0-4 në transfertë, duke i dhënë një goditje të fortë rivalëve.

Ishte një duel që dhuroi emocione, por jo gola në 45 minutat e para, ku madrilenët ishin në sfidë me pozicionet e shumta jashtë loje të Mbape. Fillimi i pjesës së dytë ishte i gjithi për blaugranët. Levandovski shënoi dy gola në harkun e dy minutave.

Më pas do të ishte radha e Jamal që shënoi golin e sigurisë, ndërkohë që Rafinja shënoi në minutat e fundit dhe golin e katërt me një parabël të lehtë. Në 11 javë Barcelona ka fituar 10 ndeshje dhe është në kuotën e 30 pikëve, +6 pikë më shumë se Reali i Karlo Ançelotit.

FT: REAL MADRID – BARCELONA 0-4

Levandovski 54′ , 56′, Jamal 77′, Rafinja 84′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 2 minuta shtesë!

87′ Tjetër zëvendësim te Barcelona, largohet Pedri në fushë Gavi.

84′ GOOOOL BARCELONA 0-4/ Katalanasit të papërmbajtshëm! Rafinja shënon golin e katërt, duke turpëruar madrilenët në “Bernabeu”. (VIDEO) 

77′ GOOOOL BARCELONA 0-3/ Kapitullojnë madrilenët, talenti Lamin Jamal shënon golin e tretë për katalanasit. Një realizim perfekt me të djathtën. (VIDEO) 

69′- 75′ Kunde dhe Martinez janë dy futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e Barcelonës.

69′ Kësaj here ishte Bellingham që “flirtoi” me golin, i pafat anglezi (VIDEO) 

68′ Tjetër rast ideal për Barcelonën me Levandovskin, polaku shpërdoron sërish. (VIDEO)

66′ Minuta spektakolare, shtylla i mohon golin e tretë Levandovskit (VIDEO) 

65′ Mbape shënon sërish nga pozicioni jashtë loje, dukshëm më i avancuar francezi.

65′ Zëvendësim edhe te Barcelona, Kasado i le vendin Olmos.

64′ Mbape shpërdoron një tjetër rast të artë, tentativa e tij ndalet nga portieri.

63′ Zëvendësim te Reali, largohet Tçuameni, vendin e tij e merr Modriç.

>

56′ GOOOOL BARCELONA 0-2/ Sërish Levandovski, polaku dyfishon shifrat në harkun kohor të 2 minutave. (VIDEO)

54′ GOOOL BARCELONA 0-1/ Pllakos heshtja në “Bernabeu”, Levandovski kalon në avantazh katalanasit. Polaku nuk fal pas asistit të  Kasado. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë, Barcelona kryen menjëherë zëvendësim, largohet nga fusha Lopez, vendin e tij e merr De Jong.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Kasado është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vinicius.

30′ Reali gjen rrugën e rrjetës me Mbape, i cili shënon me parabol, por goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO) 

28′ Pedri provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por grushton portieri Lunin. (VIDEO) 

26′ Sërish rrezikshëm Reali me Kamavingën që provon me një goditje të befasishme, por sinjalizohet përsëri pozicion jashtë loje për Mbape.

24′ Dominim i vendasve në këto minuta, që ushtrojnë presion të vazhdueshëm.

15′ Portieri Pena, bën një pritje spektakolare, duke hequr topin mbi vijën fatale pas tentativës së Bellingham, ndërkohë që gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje (VIDEO) 

5′ Start i vrullshëm i madrilenëve që janë hedhur përapara në kërkim të golit.

2′ Rastin e parë të rrezikshëm e regjistron Reali me Mbape, tentativa e tij shkon në rrjetën e jashtme, por gjyqtari më pas akordon pozicion jashtë loje. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ytruu

PANORAMASPORT.AL

You may also like