(VIDEO) Autobusët donacion nga Beogradi përplasën Qytetin e Shkupit me Vetëqeverisjen lokale

by admin
Spread the love

Informacioni se Beogradi do të bëjë donacion autobusë në vendin tonë, i përplasi sërish qytetin e Shkupit me Vetëqeverisjen Lokale. Në komunikatën dërguar mediave nga Qyteti i Shkupit kritikuan deklaratën e kryetarit të BNJVL-së, Orçe Gjorgjievskit, të dhënë një ditë më parë. Siç thonë ata i bie që të gjithë kryetarët e komunave janë të paaftë.

Qyteti i Shkupit

“Nëse ndjekim logjikën e Orçe Gjorgjievskit, atëherë, sipas tij, të gjithë kryetarët e komunave në vend janë të paaftë për të kryer punën e tyre, e veçanërisht kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së ku kryhet transporti publik. Marrëziat në deklaratën e Gjorgjievskit është edhe më e dukshme nëse merret parasysh se Qeveria nuk ka mundur të blejë autobusë për komunat dhe qytetin e Shkupit me mjete të veta.”

Ato pyesin Qytetin e Shkupit nëse donatori i këtyre autobusave, i afërt me VMRO-në, ka lidhje me shërbimet ruse dhe nëse përmes kësaj po tentohet të bëhet privatizim i Ndërrmarjes së Qendrës Publike.

Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

“Vërtet më vjen keq që jemi në një situatë të këtillë që mos të mund qyteti i Shkupit t’i servisojë detyrimet dhe ky problem nuk është prej dje dhe nuk është prej kur kjo qeveri e mori pozitën por, është problem ku gjatë kohë po diskutohet në opinion se do të ndodhë. Jam i shqetësuar për momentin, në disa intervista e kam përmendur se, detyrimet e qytetit të Shkupit ndaj furnizuesve janë 8 milionë euro.”

Përndryshe, Orçe Gjorgjievski, e vlerësoi si të mirë lëvizjen e Beogradit që sipas paralajmërimeve do të sjellë autobusët “Solaris” në Shkup, por nga ana tjetër siç thotë ai, flet për qasjen joserioze të kryetares së Shkupit dhe paaftësinë e saj për t’u përballur me sfidat.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING

>



You may also like