Në buxhetin për vitin e ardhshëm, që kaloi dje në Qeveri, 5-6 miliardë denarë janë paraparë për rritje të pagave. Kryeministri Hristijan Mickoski tregoi se pagat e mësimdhënësve do të rriten për 7% shtesë nga muaji mars i vitit të ardhshëm, rritje e cila do të vazhdoj çdo vit, krahas rritjes prej 5 % që kishin nga paga e tetorit. Ndërsa njoftoi se ditët në vijim do të takohen me Sindikatën e Shëndetësisë, gjithashtu për të biseduar për rritjen e pagave.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Në mars të vitit 2025, do të rritet për 7%. Në mars të vitit 2026 mes 7-10% do të rriten përsëri në varësi të asaj se si do të lëviz ekonomia dhe mbushja e buxhetit. Në mars të vitit 2027, gjithashtu mes 7-10% dhe në mars të vitti 2028 mes 10-12.5%. Javën e ardhshme do të ulemi në tavolinë edhe me sindikatën e shëndetësisë, të arrijmë marrëveshje, që është pjesë e marrëveshjes kolektive”.
Ndërsa, rritje lineare sipas marrëveshjes kolektive tha se do të ketë edhe në arsimin e lartë, në polici, ushtri dhe tek pensionistët.
Ministrja e Ekonimisë Gordana Dimitrieska-Koçovska në shpalosjen e buxhetit një ditë më parë krahas rritjes së pagave në disa sekotorë, tregoi se rritje të pagave të funksionarëve nuk do të ketë.
Gordana Dimitrieska-Koçovska, ministre e Financave
“Para do të ketë për rritje të pensioneve për 2500 denarë në mars. Për Fondin e Sgurimit Pensional do të ketë buxhet prej 390 milion euro. Fond më të madh për paga do të ketë në shëndetësi dhe arsim. Pagat e funksionarëve nuk do të rriten”.
Qeveria të martën miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2025. Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për vitin 2025 janë planifikuar në 358 miliardë denarë, që është për 13 për qind më shumë nga buxheti për vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve, që është rritje për 10 për qind në krahasim me buxhetin për vitin 2024.
Emine Ismaili /SHENJA/