(VIDEO) Ahmeti: Nuk jemi të interesuar të hymë në qeveri, ne nuk jemi gomë rezervë

by admin
Spread the love

Me moton 100 ditë dështime, 100 ditë skandale, 100 ditë nënçmine, Fronti Europian ka nisur fushatën opozitare, nga ku nuk munguan një sërë kritikash ndaj përbërjes qeverisese akutuale për këto 100 ditë. Kreu i Frontit dhe njiherit edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla, duke shtuar se koalicioni VLEN nuk i ka fituar zgjedhjet. Duke aluduar për VLEN-in, Ahmeti tha se shqiptarët sot përfaqësohen nga “objekti” dhe jo nga subjekti. I pari i BDI-së theksoi se ata nuk janë të interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë, pasi siç tha, ata nuk janë gomë rezervë.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Vendit i duhet paqe, stabilitet, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, vendit i duhet vetingë, urdhëroni të bëjmë vetingë VMRO,VLEN, VREDI, krejt sa jeni, hajdeni LSDM , të bëjmë veting, hajdeni të hapim hetim për privatizimin për 30 vitet e fundit. Shqiptarët të përjashtuar, të diskriminuar në mënyrën nazi-fashiste nga ç’do pjesmarrje në privatizim të shtetit, hajdeni ta hapim hetim për të gjithë funskionarët , prejardhjen e pasurisë së tyre, por nuk u’a mban se kanlë hyrë leckamane, e janë bërë milionera dhe miljardera”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, në fjalimin e tij tha se koalicioni VLEN është vendosur në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit. Ai theksoi se Fronti Europian do të mbrojë demokracinë e vendit, duke shtuar se “protestat nuk janë destabilizim, por mjet demokratik”

ZIADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Këto kuzhina që përgatisin kallëpe për ne të tilla, duhet ta ken të qartë një gjë, ne sjemi gatuar sot, nuk jemi gatuar as në këto zgjedhje, nuk jemi gatuar as para 10 vitesh, e as 30 vitesh, por jemi gatuar me shekuj e mijëra vjeçar këtu në tokën tonë, në trojet tona, të cilat i kemi trashëguara prej se ekzistonë koha në këtë vend, dhe prandaj kanlë qen edukative vetëm për një soj njerëzëshm të cilëve kryeministri ju jep leksione, se çështë atdheu, e ku është mëmëdheu, e pra këtu janë ata bura dhe gra të cilët nuk e lejojnë këtë gjë që të ndodhë. Kryeministri ju tregonë shumë qartas, ju thotë udha e mbarë deputetëve, të cilët un kam qenë kryetar i tyre, e ska guxu kush udha e mbarë, sepse kishte një kryetar që ju rrinte pas shpine për gjithçka që thoshin”.

Fjalim mbajten edhe krytaret e partive tjera që përbëjnë Frontin Europian, të cilët njëzëri deklaruan se nuk janë të interesuar të bëhen pjesë e qeverisë, por informuan se do organizojnë press-konferenca ç’do ditë dhe do t’i takojnë qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like