(VIDEO) Ahmeti i përgjigjet VLEN-it: Po i humba zgjedhjet shkoj në shpi

by admin
Spread the love

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar qytetarët e Kumanovës, nga i’u është përgjigjur kërkesës së koalicionit VLEN, të cilët para ca ditëve deklaruan se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse Ahmeti deklarohet me shkrim, se nëse i humbë zgjedhjet do të shkojë në shtëpi. Ahmeti nga Kumanova tha se këtë madje e ka përsëritur një çerek shekulli, por sipas tij, pikërishtë janë krerët e VLEN-it, të cilët kanë deklaruar se nëse VLEN i humb zgjedhjet do të dorhiqen, ndërsa siç tha, të njejtit kanë ndejtur te dera e Mickoskit.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Sa më parë që ata e lëshojnë qeverinë aq më mirë është për ta për familjet e tyre, sepse kjo faqe e zezë për shqiptarët, sepse historikisht e keqja neve na ka ardhur prej shqiptarëve dhe nuk është mirë. Dëgjova kërkojnë unë me nënshkrim që me një votë me i humb zgjedhjet nuk do jem pjesë e qeverisë. Unë një çerek shekulli e them, po i humba zgjedhjet shkoj te shpija”.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë të jenë kryetemë në politikën ditore të vendit. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka thënë se partia që drejton ai është e gatshme për votim, që zgjedhjet lokale të mbahen bashkë me ato parlamentare, ndërsa nga VMRO-DPME, gjatë ditës së djeshme i bënë thirrje Filipçes se në qoftë se me të vërtetë është i gatshëm për zgjedhje, të iniciojë shpërbërjen e Parlamentit. Ndërkaq, në kampin politik shqiptarë për zgjedhje të parakohshme është vetëm opozita, pasi të hënën Zëvendëskryeministri dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, tha se qeveria është stabile dhe se është jashtë çdo logjike që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi me këtë do të pësojnë qytetarët dhe komuniteti i biznesit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like