(VIDEO) 23 vjet pas konfliktit, në RMV botohen libra ku UÇK quhet organizatë terroriste

by admin
Spread the love

Edhe pas 23 viteve nga konflikti i armatosur në Maqedoni, disa intelektualë maqedonas vazhdojnë ta quajnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, organizatë terroriste. Këtë më së miri e pohon edhe libri i fundit i promovuar nga profesori në pension, Ivan Babanovski, me titullin “UÇK-ja organizatë terroriste paraushtarake në Maqedoni”. Ende më tragjike e bënë situatën edhe pjesëmarrja e kryetarit të Kumanovës dhe njëherit kryetar i Lëvizjes Znam, Maksim Dimitrievski, i cili është partner i koalicionit qeverisës.

Autori i librit, para të pranishmëve sqaroi se çfarë përmban libri.

IVAN BABANOVSKI, ISH PROFESOR UNIVERSITAR

Sot do të promovojmë librin, i cili do të jetë dëshmitarë, se jemi të informuar se kush ka qëlluar në Maqedoni, jemi të infromuar se kush i ka dërguar në Maqedoni për të qëlluar mbi qytetarët, në të gjithë nacionalitetet dhe kush prej maleve me automatik kanë ardhur dhe e kanë zaptuar kuvendin dhe qeverinë e Maqedonisë. Megjithatë, me ndihmë të intelektualve të rinj të etnitetit shqiptar, neve kemi arritur t’ju tregojmë bartësve të teroristëve kriminel, në veprimtari korruptive në Maqedoni, mjaft dhe asnjëherë më, mos të përsëritet 2001-shi, kur vriteshin qyetarët tonë, edhe nga njeri, por edhe nga tjetri entitet”.

Ndërkaq, Vlladimir Pivovarov, pjesëmarrës në këtë promovim, tha se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në UÇK, nga Kosova fqinje, kanë bërë krim.

>

VLLADIMIT PIVOVAROV, PROFESOR UNIVERSITAR

“Ishim ne ata që u ofruam dorën e ndihmës në periudhën e vështirë atyre që ikën nga lufta në Kosovë dhe po të njëjtit u kthyen në malet dhe vendet tona, e bën atë që e bënë, unë them krimin. Nëse sot pyetemi, a ishte ai konflikt, a ishte luftë? është sqaruar mirë se konflitki zgjat, 1 orë 2, apo 3 orë ose 1 ditë e dy dhe përfundon megjithatë, dhimbja jonë zgjati 8 muaj. Çka ndodhi pas saj, e kemi patjetër ta pranojmë, edhe pse autoritetet nuk e pranojnë, pësuam spastrim etnik, në rajonin e Likovës ku unë jetoj nuk ka më serb e maqedonas që jetojnë, ata kishin bashkëjetesë të mirë me fqinjët e tyre gjithashtu edhe në Haraçinë.

Autori i librit Prof.Ivan Babanovski është ekspert në fushën e sigurisë dhe profesor universitar në pension. Deri më tani ka botuar disa libra në fushën e sigurisë, inteligjencës dhe shërbimeve të jashtme.

Samir Mustafa /SHENJA/

 



You may also like