Vërshëllimat e tifozëve i kthen në forcë, Ernest Muçi spiktat te Beshiktash në dy ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love

Tifozët e Beshiktash vërshëllyen drejt Ernest Muçit dhe portierit të Beshiktash, pas humbjes me Frankfurt në Ligën e Europës. Më 3 tetor, pavarësisht disfatës, Muçi ishte ndër më të mirët në radhët e Beshiktash ndërsa asistoi dhe golin e vetëm për të tijët.

Në anën tjetër dje Beshiktash barazoi 1 me 1 në transfertën e Gaziantep, sfidë kjo e vlefshme për Superligën turke. Sërish Muçi spikati, ndërsa kësaj here ishte më i miri në fushë.

Kështu Muçi, vërshëllimat i ka kthyer në forcë. Vlen për t’u theksuar se së fundmi trajneri Van Bronkhorst, i ka besuar fanellën e titullarit pasi më parë e kishte nxjerrë jashtë formacionit titullar.

PANORAMASPORT.AL

You may also like