Ermal Krasniqi shënoi gol e asistoi, ndërsa Albion Rrahmani shtoi një gol, ndërsa Qazim Laçi la gjurmë me një asistim në fitoren e Sparta Pragës.
Shqiptarët e klubit të madhe çek shkëlqyen të mërkurën mbrëma në fitoren 4-0 ndaj Brnos, skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit çek.
Krasniqi shënoi me asistim të Laçit në minutën e 40-të.
Më pas Krasniqi asistoi në golin për 2-0 në minutën e 65-të, dhe u zëvendësua tre minuta më pas.
>
Albion Rrahmani u inkuadrua në minutën e 57-të, e vendosi rezultatin përfundimtar me shënimin nga penalltia, dhjetë minuta para fundit.
Sparta Praga pas fitores ka avancuar në 1/8 e finales së Kupës, ku llogaritet një nga favoritët.