Vdekja e Fetullah Gylen: thriller me milionat e lëna prej tij

by admin
Spread the love

Të shumtë janë pretendentët për të trashëguar postin e lënë bosh nga Fethullah Gylen, tashmë që nuk rron më. Ata pretendojnë jo vetëm pozitën e tij, por edhe paratë që ai ka lënë në derrkuc, që kapin shumë miliona euro.

Armiku numër një i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka ndërtuar një perandori të tërë jashtë vendit. Por baza e tij ishte në SHBA.

Në të njëjtën kohë, pushtetari i Bosforit, siç shkruan gazeta Bild, pas vdekjes së predikuesit karizmatik 83-vjeçar, interesohet se kush do të jetë pasardhësi i të ashtuquajturit imam, kryesisht për paratë që ai ka lënë.

Guru-ja i mërguar i lëvizjes FETO jetonte në mërgim në SHBA që nga viti 1999 dhe vdiq në një spital në Pensilvani. Ishte në SHBA që ai bëri një pasuri të madhe pasi lëvizja e tij pati një ndikim të madh jashtë vendit.

Predikuesi plot dritëhije turk ishte armiku më i madh i shtetit të qeverisë turke. Si ndëshkim, qeveria Erdogan tashmë ka konfiskuar disa nga pasuritë e tij, shkruan gazeta gjermane.

Në vitin 2017, Erdogan nuk hezitoi të pranojë publikisht se kishte sekuestruar shumën prej dhjetë miliardë eurosh nga arka e lëvizjes Gylen, por mesa duket paratë janë shumë më tepër.

“Burimet financiare janë të mëdha. Vetëm në SHBA llogariten nga 200 deri në 250 milionë dollarë nga shkollat ​​private të financuara nga shteti amerikan çdo vit”, tha gazetari turk Hade Firat, i cili punon për gazetën Hürriyet. Lëvizja Gylen zotëron gjithashtu prona dhe biznese të shumta.

Gyleni, si mbështetësit e tij të zjarrtë, kaloi vite duke ndërtuar një rrjet global shoqatash, kompanish dhe shkollash në më shumë se 100 vende të botës.

Vihet re se janë afërsisht 150 institucione arsimore Gylen (shkolla private të financuara nga taksapaguesit amerikanë).

>

“Ka pasur një luftë për pushtet për një kohë të gjatë. Mbetet të shihet se ku do të çojë kjo luftë për pushtet dhe nëse organizata do të shembet”, shtoi Firat.

Erdogan fajëson Gylenin për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit kundër tij në korrik 2016. Ai dëboi shumë nga mbështetësit e tij nga Turqia dhe arrestoi mijëra prej tyre, njëherësh duke e cilësuar FETO-n një organizatë terroriste.

Sipas Firat, shëndeti i Gylenit ishte përkeqësuar kohët e fundit dhe për shkak të grindjeve të brendshme brenda lëvizjes së tij, shumica e të cilave kishin të bënin me atë se kush do t’i korrte paratë.

Cilët janë pasardhësit më të mundshëm të perandorisë Gylen?

Meqenëse ka mosmarrëveshje se kush do të menaxhojë pasuritë e tij dhe kush do të jetë pasardhësi i tij, lëvizja Gylen tani është ndarë në disa pjesë.

Sipas raportimeve të mediave turke, të besuarit e ndryshëm të Gylenit po marrin anën, të cilët kërkojnë të jenë në pozitë pushteti kryesisht për shkak të parave.

Në ballë të garës për trashëgiminë e Gylenit është Ebuseleme, djali i Mesih Gylenit, vëllait të vogël të Gylenit.

Është gjithashtu dhe Cevdet Tirkiolou, i cili konsiderohet si një nga të besuarit më të afërt të Gylenit. /tesheshi.com/

You may also like