Vdekja e beftë e një ish-kryeministri në kufi me Shqipërinë

by admin
Spread the love

Alex Salmond, ish-kryeministër i Skocisë dhe lider i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Salmond thuhet se vdiq gjatë një vakti në një hotel në Ohër, Maqedonia e Veriut. Vdekja e tij erdhi si pasojë e problemi të papritur në shëndet.

Salmondi ishte një nga folësit në forumin për diplomacinë kulturore, të bashkëorganizuar nga zyra e ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve” dhe Instituti për Diplomaci Kulturore nga Berlini.

Ai ishte kryeministër i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014.

Salmond udhëhoqi fushatën “Po” për pavarësinë skoceze në referendumin e vitit 2014. Ai dha dorëheqjen kur skocezët zgjodhën të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar me 55% ndaj 45%. /tesheshi.com/

 

 

You may also like