Vazhdojnë rrahjet mes femrave në Tetovë

by admin
Spread the love

Me datë 02.10.2024 në ora 15:30 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar dy femra F.Z. (36) dhe një e mitur nga Tetova, për shkak të dyshimit se në ora 15:30 në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një femër tjetër Z.K. nga Tetova. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës.

Me datë 02.10.2024 në ora 22:00 në një fshat të Tetovës, zyrtarët policorë të NJP- Zherovjan kanë privuar nga liria personin M.S.(41) nga Çellopeku i Tetovës, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 90 bjeçar se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

……

Me datë 02.10.2024 në ora 23:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin L.A.(57) nga Gostivari, i cili në ora 22:30 është raportuar nga vajza e tij 27-vjeçare se është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Me datë 02.10.2024, në orën 18:00, punonjësit e Policisë nga NJP Tearcë kanë arrestuat personin E.B. (36) nga Republika e Shqipërisë, me qëndrim të rregulluar në Sllatinë të Tetovës, i cili në orën 17:00 është denoncuar nga drejtori shkollës fillore në fshatin Tearcë, se në afërsi të shkollës ka ngacmuar disa nxënës, me ç’rast një nxënëse ia ka marrë paratë, por menjëherë ia ka kthyer. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse.

……

Me datë 02.10.2024 në ora 22.55 në SPB-Tetovë, personi H.K. (47) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 21.00 në afërsi të urës në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

……

Me datë 02.10.2024 në ora 22:00 në Njësinë policore Gallatë, L.H. (38) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 21:20 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, është sulmuar fizikisht nga personi A.N. nga Vrapçishti. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Me datë 02.10.2024, në ora 16:40 në DPB Gostivar, një 35-vjeçar nga Kërçova ka raportuar se nga një person nga Gostivari është mashtruar për shumën prej 5.000 euro. Sipas raportit, në qershor të vitit 2024 ai ka shkuar në një objekt të shitjes në Gostivar dhe i ka kërkuar personit që të blejë një produkt të caktuar, por pasi nuk e kanë pasur produktin për momentin, ai i ka lënë një depozitë prej 2000 euro, për të cilën atij i është lëshuar një faturë dhe ata ranë dakord për të marrë produktin sa më shpejt të jetë e mundur. Më pas, siç raportohet, personi e ka telefonuar dhe i ka kërkuar 3 mijë euro të tjera, të cilat ia ka dhënë nëpërmjet një personi tjetër. Gjithashtu, sipas raportuesit, deri në momentin e denoncimit të rastit atij nuk i është dorëzuar as produkti dhe as paratë nuk i janë kthyer. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Me datë 02.10.2024 në ora 11:00 në NJP Grupçin, personi E.K (34) nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 09:00 para shtëpisë së fqinjëve të saj ka vërejtur se fëmijët e tyre kanë mbetur jashtë dhe në një bisedë me të, fqinja i ka kërkuar që të telefonojë Qendrën për Çështje Sociale për t’u kujdesur për fëmijët. Fëmijët janë pranuar dhe përkujdesur nga ekipi i Qendrës për ndihmë sociale në Tetovë. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.

……

Me datë 03.10.2024 në ora 06.00 në NJP Gallatë, personi S.R.(43) nga fshati Vrapçishtë ka raportuar se rreth orës 05.40 ka rënë zjarr në automjetin e tij ,,Audi” me targa të Gostivarit, të cilin e ngiste në rrugën lokale në fshatin Vrapçisht. Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar.

You may also like