VALENCIA – Tragjedi e mundshme në një parking të përmbytur me 5 700 vende

by admin
Spread the love

VALENCIA, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ai parking është një varrezë, janë fjalët e para të zhytësve ushtarakë të njësisë spanjolle, UME, të cilët arritën të hyjnë në parkimin  nëntokësor, të përmbytur plotësisht të qendrës së madhe tregtare ”Bonaire”, pranë qytetit të Aldayas.

Në momentin e përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në zonë kishte qindra njerëz.

Edhe këtu niveli i ujit është rritur në tre metra dhe parkingu i makinave, me 5 700 vende në dispozicion, është kthyer në një kurth të vërtetë vdekjeje.

Sipas burimeve të shpëtimit, të cituara nga gazeta eldiario.es, viktimat mund të jenë të pallogaritshme.

Ironia makabre e fatit, siç lexojmë në faqen e internetit të ”Bonaire”, është se parkimi, i shndërruar në një kurth vdekjeje të martën, ishte falas dhe për një kohë të pakufizuar.

>

Edhe aksesi nga shkallët lëvizëse në qendrën tregtare është tërësisht i shkatërruar, i bllokuar jo vetëm nga uji, por edhe nga mbetjet dhe mbeturinat e sjella nga përmbytja.

Edhe dalja prej andej ishte e pamundur.

Sipas shtypit vendas, ky parking është një nga pikat më shqetësuese për ekipet e shpëtimit.

Ende nuk ka asnjë lajm zyrtar, por thuhet se brenda ka shumë trupa.

Së bashku me zhytësit që punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, në vendngjarje ndodhen edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë pa u lodhur me pompat e tyre për të zbrazur ujin e parkingut./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like