Uroj që në vitin 2024 të kemi vit të mbarë duke ju dëshiruar shëndet dhe lumturi – Shqip

by admin

Në natën e ndërrimit të viteve, kryetari Menduh Thaçi, ka dhënë mesazhin e tij për fundvit, duke uruar që 2024 të jetë vit i mbarë, i lumturisë.

“Ky vit që lam pas karakterizohet me mungesën e realizimit të aspiratave tona si komb, domethënë integrimin përfundimtar në Bashkimin Evropian, edhe pse forcat politike shqiptare sidomos Partia Demokratike Shqiptare që prej ditës së parë ka dhënë kontributin maksimal në këtë drejtim.

Fatkeqësisht opozita maqedonase dhe struktura të tjera nacionaliste po e pengojnë këtë rrugë. Viti që vjen realisht do të jetë vit i vështirë, por në aleancë me perëndimin ne do t’ia dalim që ta përmbyllim këtë fazë të rëndësishme.

Uroj që në vitin 2024 të kemi vit të mbarë duke ju dëshiruar shëndet dhe lumturi”, ka shkruar Kryetari Thaçi në rrjetet sociale./KlanMacedonia

You may also like