Unë jam ushtare e lirisë, Mimozë kam me të mbajtur mend si “zemlakja” e Radoçjiqit dhe valltarja e Gadafit – Shqip

by admin
Spread the love

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është përplasur me shefen e Grupi Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Kadrijaj tha se Kusari-Lila do të mbahet mend si “zemlakja” e Radoçjiqit dhe valltarja e Gadafit.

“Mimoza Kusari, unë jam Time Kadrijaj dhe çka e mbaj me mburrje, unë jam ushtare e lirisë, Ramush Haradinaj është gjeneral. Familje emblematike. E ti çka je Mimozë? Unë ty kom me të majt mend si zemlakja e Radoçiqit, por edhe si valltarja e Gadafit”.

Për këtë të fundit, kryeparlamentari Glauk Konjufca reagoi.

“Kujdes fjalorin për kolegen, Time!”, tha Konjufca.

You may also like