Ul siparin Botërori i Mundjes U23

by admin
Spread the love

Kampionati Botëror i mundjes për moshën deri në 23 vjeç ka ulur siparin të dielën në mbrëmje me finalet e fundit në stilin e lirë. Në sallën olimpike “Feti Borova”, ndërsa gjithçka ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, janë luajtur finalet e pesë peshave të fundit për djem. Përkatësisht në 57 kilogram, 65 kilogram, 70 kilogram, 79 kilogram dhe 97 kilogram. Në peshën deri në 57 kilogram medalja e artë ka shkuar për indianin Shirag.

Më tej akoma, në peshën deri në 65 kilogram fitues do të ishte atleti neutral Bragimov. E treta e artë e ditës do të ishte në peshën deri në 70 kilogram për azerbajxhanasin Kanierv. Kurse në peshën deri në 79 kilogram në krye të podiumit do të ngjitej iraniani Jusefhaxhivar. Dhe medalja e fundit e artë, kjo në peshën deri në 97 kilogram, do të ishte për kazikastanasin Aitmukhan.

E për rrjedhojë Irani do të ishte Kampione e Botës si skuadër për moshën deri në 23 vjeç në mundjen e lirë. Ndërkohë këtë të hënë kanë nisur ndeshjet e stilit greko-romak për senior, kjo në katër pesha, përkatësisht 55 kilogram, 63 kilogram, 72 kilogram dhe 82 kilogram.

>

Dhe të gjithë mundësi shqiptarë që nga Bajram Sina, Kevin Kupi, Gjetë Prenga dhe Jurgen Uku i kanë humbur ndeshjet e tyre me superioritet pikësh duke u eleminuar për garat në vazhdim. Kampionati Botëror i Mundjes përfundon më 31 tetor.

You may also like