UKRAINË – Zbulohen 19 laboratorë droge dhe arrestohen 60 persona

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Autoritetet ukrainase kanë arrestuar më shumë se 60 persona pas më shumë se 200 operacione policore në vend, deklaroi ministria e Brendshme.

“Kështu duhet të jetë lufta kundër trafikut të paligjshëm të drogës: sistematike dhe e orientuar kryesisht ndaj atyre që furnizojnë drogën”, theksoi në një deklaratë ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko.

Sipas deklaratës kontrollet zbuluan 19 laboratorë droge me prodhim mujor prej gati një ton amfetaminash dhe fitime mujore me vlerë më shumë se 7,6 milionë dollarë.

>

Sipas autoriteteve shitjet e drogës organizoheshin përmes mesazheve telefonike./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBiblioteka Kombëtare, aktivitet kushtuar Milan Kunderës
Artikulli tjetërIsh-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dënohet me 80 orë pune në komunitet


You may also like