KIEV, 1 nëntor /ATSH-DPA/- Pothuajse 8 000 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat ukrainase që kur kaluan kufirin në rajonin e Kurskut më 6 gusht, thanë sot Forcat Ajrore ukrainase.
“Humbjet korrespondonin me tetë batalione”, sipas forcave. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
“Humbjet e ushtrisë ruse përfshijnë 60 tanke luftarake dhe rreth 200 automjete luftarake të këmbësorisë dhe transportues të blinduar të personelit – të shkatërruara ose dëmtuara. Rreth 136 sisteme të tjera artilerie dhe tre helikopterë, së bashku me qindra dronë ishin shkatërruar”, thane Forcat Ajrore ukrainase.
Komanda ushtarake ukrainase në Kiev nuk dha asnjë informacion për humbjet e veta.
Në inkursion, forcat ukrainase kapën një pjesë të madhe të Rusisë, me sa duket me shpresën se rusët do të devijonin forcat nga fronti lindor në Donetsk dhe Luhansk. //a.i/