UKRAINË – Forcat ruse sulmojnë infrastrukturën energjetike gjatë natës

by admin
Spread the love

KIEV, 22 shtator /ATSH-DPA/- Dhjetra banesa kanë mbetur pa energji elektrike në rajonin e Poltavas, rreth 350 kilometra në juglindje të Kievit, pas sulmeve ruse me dronë gjatë natës në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, raportoi sot guvernatori i Poltavas, Filip Pronin në Telegram.

“Inxhinierët po punojnë për të rikthyer energjinë. Fatmirësisht nuk patur të plagosur”, tha Pronin.

Raportet nga Kievi thanë se forcat ruse kishin lëshuar 80 drone Shahed të prodhuar nga Irani dhe dy raketa në territorin ukrainas gjatë natës – nga të cilat 71 ishin rrëzuar dhe gjashtë të tjera ishin devijuar nga rruga e tyre me ndërhyrje elektronike.

Ushtria ukrainase zakonisht nuk raporton për dëmet e shkaktuara.

Moska po synon gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike të Ukrainës përpara muajve të dimrit, siç ka bërë që nga pushtimi në shkallë të gjerë në shkurt 2022. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like