UEFA ka bërë me dije ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi zyrtar se komentet sipas të cilave presidenti i saj, Aleksander Ceferin, ka ndikuar në rrezultatin e “Topi i Artë 2024” nuk kanë asnjë bazë dhe janë shpifje.
“Ne mohojmë kategorikisht pretendimet që qarkullojnë në lidhje me ndikimin e UEFA-s në rezultatin e ‘Topit të Artë 2024’. As UEFA dhe as presidenti i saj nuk kanë bërë asnjë deklaratë apo koment ose kanë ndikuar në rezultatet e përzgjedhjes së fituesit të çmimit. Një informacion i tillë është krejtësisht i pabazuar dhe nuk pasqyron realitetin”, bëri me dije ky organ nëpërmjet një komunikate për mediet.
Më tej në këtë njoftim thuhej se UEFA do të ndërmarrë veprime ligjore përballë “çdo pale të përfshirë në shpërndarjen e këtyre deklaratave të rreme”.