UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore

by admin
Spread the love

Është përmbyllur me sukses turneu UEFA Development U-15 për vajza i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, që uli siparin ditën e sotme me dy takimet e fundit Shqipëri – Maqedoni e Veriut dhe Kosovë – Estoni.

Shqipëria mori fitoren e dytë radhazi me penallti, pasi mundi Maqedoninë e Veriut 4-3. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 0-0 dhe nga penalltitë triumfuan vajzat kuqezi.

Trajnerja Daniela Kodra e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj, Elda Ahmeti, Reiana Jahelezi, Ava Hysenaj, Aldisa Kronaj, Megi Preci, Tuhana Cifliku, Lorena Leskaj, Arsiola Zenunllari, Emi Maksuti.

Ndeshja ishte e barabartë dhe të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por asnjë ekipi nuk e gjeti rrugën e rrjetës.

Koha e rregullt u mbyll 0-0 dhe ekipet iu drejtuan penalltive. Vajzat kuqezi u treguan më të sakta dhe Shqipëria triumfoi 4-3.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Estonia mundi Kosovën me rezultatin 3-2. /FSHF

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Ndeshjet e para (30 shtator)

Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3

Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta (2 tetor)

Maqedoni e Veriut – Kosovë 2-3

Shqipëri – Estoni 1-1 P(4-2)

Ndeshjet e treta (5 tetor )


Estoni – Kosovë 3-2

Shqipëri – Maqedoni e Veriut 0-0 P(4-3)

You may also like