
UASHINGTON, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një përpjekje për të shtyrë Kongresin për t’i dhënë fund bllokimit për miratimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Kievin.
Biden e ftoi Zelenskyn në Uashington për të nënvizuar angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas ndërsa ata mbrohen nga pushtimi brutal i Rusisë”, njoftoi paraprakisht Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratë thuhet se liderët duhet të diskutojnë “nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së në këtë kohë kritike”.
Zelensky planifikon të takohet me anëtarët e Kongresit, duke përfshirë kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Kjo është vizita e tretë e Zelenskit në Uashington që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Zelensky e nisi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara duke u takuar me sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili ripohoi angazhimin e vendit të tij për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit rus./ /os/